top of page

SHOQATA DHE ORGANIZIMI 
Shoqata “Muzeu i Fëmijëve”

​

Muzeu i Fëmijëve organizohet dhe drejtohet nga Shoqata me te njejtin emër, e cila eshte Organizate jo-fitimprurëse dhe Person Juridik shqiptar. Ajo e zhvillon veprimtarinë në përputhje me legjislacionin si dhe statutin e saj.
 

MUZEU SI SHERBIM KOMUNITAR

Muzeu i Femijeve eshte pjesetar i RCE ALBANIA, nje platfome organizatash e grupimesh ne mbeshtetje te inovacionit, edukimit te qendrueshem e formave alternative te mesimdhenies. RCE Albania ka nisur si iniciativë e një grupi individësh aktivë në fushën e Zhvillimit të Qëndrueshëm, me pjesëmarrjen e pushteteve vendore të qarqeve Tiranë, Durrës Elbasan; të disa shoqatave si: Fondacioni për Zhvillimin Ekonomik dhe Mjedisor Durrës, Shoqata për Eco-turizmin, ECO-tour Albania, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Klubi Rotarian Elbasan; të bizneseve si: 3A Kërkim dhe Zhvillim, AND-Architects, Chipstar, Muzeu i Femijeve, të Universiteteve si “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan,  Instituti i Bio-Agrikulturës Durrës, Qendra e Ekselencës e Universitetit të Tiranës, si dhe me mbështetjen e partnerëve të huaj: Van Hall Larenstein, në Hollandë, UESF-United for Education and Sustainable Future, Austri dhe Foundation for Development në Francë. Kjo iniciativë përfaqësohet zyrtarisht nga Universiteti  Europian  i Tiranës.

QËLLIMI I RCE ALBANIA

 

Qëllimi kryesor i punës së RCE Albania është inkurajimi i të gjithë të interesuarve, që u përkasin fushave të edukimit dhe zhvillimit të jenë pjesë e një proçesi për krijimin në vazhdimësi të një shoqërie të qëndrueshme. Në këtë kontekst, Edukimi për Zhvillimin e  Qëndrueshëm përfshin edukimin formal (Edukimi nga sistemi i shkollave, nga kopshtet deri te universitetet), Jo formal (Edukimi nga trajnimet dhe ndërgjegjësimi i publikut nga organizatat jashtë sistemit të shkollave) si dhe edukimin  Informal (Edukimi nga media, edicionet informative, dokumentarët, emisionet etj).

Synimi i  kësaj qëndre është  bashkimi dhe koordinimi i iniciativave e aktorëve te interesuar, permes aktiviteteve të përbashkëta duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e informacionit; inkurajimin e inovacionit dhe influencimin në politikat e zhvillimit; përmirësimin e cilësisë së edukimit; Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e Edukimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm në kontekstin rajonal duke synuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetës. I gjithë ky projekt bazohet në katër elemente bazë që janë: Qeverisje, Bashkëpunim, Kërkim shkencor, Transformim i Edukimit.

​

bottom of page