KENDI I PRINDERVE
Ambjentet e muzeut do jene terheqese dhe plot ngjyra. Hapsirat e ndryshme do ndahen sipas kategorive dhe subjekteve, ku shpjegimet tregohen me fjale te thjeshta, duke pershkruar dukurite qe ndodhin. Ne vendet ku eshte e nevojshme, pjestare te stafit udhezojne dhe orientojne femijet ne veprimet e tyre. Pervec subjektve shkencore, do te zhvillohen edhe lojera te ndryshme argetuese, qe nxisin femijet te bashkepunojne dhe komunikojne me njeri-tjetrin.
Synim i projektit, eshte te nxise femijet te ZBULOJNE, MENDOJNE, IMAGJINOJNE dhe KRIJOJNE... Jo vetem ti mesoje ata, por edhe tu rrise deshiren per te mesuar. Te shohin qe lendet shkencore nuk jane te veshtira, por te bukura. Ato u shpjegojne se si dhe pse ndodhin gjerat qe i rrethojne cdo dite..
Boshti Kryesor i programeve te Muzeut Levizes mbeshtetet ne STEAM Education. Qe është një qasje ndaj praktikes dhe të mësuarit per Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë, Artet dhe Matematikën.
Kjo është e vlefshme dhe e rëndësishme, sepse mundeson qe nxenesit të përfshihen ne disiplina të shumëfishta njekohesisht. Kjo metode kultivon përvoja të të mësuarit që i lejojnë ata të eksplorojnë, pyesin, hulumtojnë, zbulojnë dhe ushtrojnë aftësi inovative të te ndërtuarit dhe zgjidhjes se problemeve praktike.
Aftesite qe fitohen nga praktika eksperimentale, dhe te vepruarit aktivisht me mjetet e paisjet interaktive plotesojne me se miri pergatitjen e femijes dhe i sherbejne gjithashtu, per te zbuluar tek ta,talente e pasione qe programi shkollor nuk ia mundeson dot ne te njejten menyre.
​
Muzeu do te vizitohet ne grupe, me rreth 20-30 femije njeheresh, (shfaqje 45-60 min). Atraksionet, mobilimi e programi i tij do ndryshojne vazhdimisht, per te qene terheqes ne vazhdimesi, dhe qe te mund tu ofrohet femijeve periodikisht, me ide e gjera te reja. Programi do jete i pershtatur per grupmoshat nga 6 deri 12 vjec (por edhe te rriturit mund te mesojne dicka aty...)
Muzeu do sjelle plot surpriza krijuar posacerisht per shkencetaret e vegjel.