top of page

Cfare eshte Muzeu i Femijeve?

Eshte nje hapsire ku zhvillohen aktivitete me karakter shkencor, mesimor e argetues, te pershtatura posacerisht per femijet e moshave parashkollore dhe arsimit fillor. Muzeu eshte i mobiluar me atraksione te ndryshme, bazuar ne programe shkencore dhe argetuese, mesimore dhe shpjeguese, ndersa programet do te ndahen sipas grupmoshave te ndryshme.

Ndryshe nga muzeumet klasike per të rritur, ky per femijet i nxit vizitoret e vegjel që ti prekin eksponatet, të luajne me to apo me njeri-tjetrin, dhe duke bashkevepruar mes demostrimeve të ndryshme, kuptojne si dhe pse ndodhin dukurite që shfaqen ne programin e seciles fushe mesimore.

Situata dhe Qellimi

Argetimet kryesore per femijet, jane kryesisht artet dhe sportet e ndryshme. Gjithashtu, prej kohesh verehet nje renie e deshires per lendet shkencore, sepse keto lende perceptohen te veshtira, te merzitshme, abstrakte e per pasoje duken me pak terheqese. Muzeu i Femijeve PLUTO tenton te thyeje pikerisht, kete mit te rreme…

Nderkohe, nepermjet shembujve praktike, femijeve do t'iu shpjegohet sesi ligjet e matematikes, fizikes, kimise (e shkencave te tjera) veprojne kudo ne jeten tone, dhe ata do ti kuptojne duke luajtur, duke prekur e ndervepruar me paisjet e ndryshme te muzeut.

Pershkrim i pergjithshem

Muzeu keshillohet te vizitohet ne grupe, do kete kapacitet rreth 20-30 femije njeheresh, (shfaqje 45-60 min). Atraksionet, mobilimi e programi i tij do ndryshojne vazhdimisht, per te qene terheqes ne vazhdimesi, dhe qe te mund tu ofrohet femijeve periodikisht, me gjera te reja. 

​Ne nje faze te dyte, Muzeu do te ndertohet si nje njesi shfaqjeje ne levizje, pershtatur  per transport mbi kamion, e me paisjet e muzeut te montuara mbi te, do te udhetoje e jape shfaqje kudo, ne cdo fshat apo zone te larget.. Eksponatet e muzeut, do mund te montohen edhe ne hapsira te lira bosh: si palestra, salla, klasa, korridore etj ..

Programi eshte i pershtatur per grupmoshat nga 6 deri 12 vjec (por edhe te rriturit mund te mesojne dicka aty...)

Objektivat dhe Motivimi 

Si nje sherbim komunitar, do tentoje te realizoje disa qellime:

- Tu tregoje femijeve se si shkenca shpjegon arsyet dhe shkaqet e dukurive qe na rrethojne cdo dite. dhe se mesimi i pergatit me mire per ti kuptuar keto gjera ..

- te shtoje aktivitetin e jeten artistike te femijeve nepermjet argetimit me shkencen, duke mbushur vakumin qe mund te ekzistoje, sidomos ne zonat rurale.

​

- Te ndihmoje qe femijet ta duan me shume shkollen (te mesuarit) dhe vecanerisht lendet e ashtuquajtura te veshtira (matematike, fizike, kimi, gjeometri etj)...
- Te ndihmoje ne plotesimin e mungesave qe shkolla mund te kene (sidomos ne zonat rurale), ne pergatitjen e femijeve nepermjet eksperimenteve shkencore…
- Te ndihmoje te rriturit te marrin ide apo pervoja te reja, sesi mund te veprojne vete, e ti pergatisin me mire femijet…

Nxit femijet te Zbulojne, Mendojne, Krijojne dhe Imagjinojne ...

Motoja jone eshte: Tu rrisim deshiren per te mesuar, dhe jo thjesht ti mesojme femijet.. Lendet shkencore nuk jane te veshtira, por te bukura dhe shpjegojne se si dhe pse ndodhin gjerat qe na rrethojne cdo dite..

Muzeu i Femijeve PLUTO:

ZGJIDHJA PERFEKTE ï»¿PER KOHEN E LIRE TE FEMIJES SUAJ
bottom of page